Kjo është vlera marramendëse e të hollave që u vodhën te KEDS-i në Prizren

U raportua dje se dy persona të armatosur me armë të shkurtra dhe me maskë kanë hyrë në zyret e KEDS-it në Prizren ku aty kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Burime të Indeks thonë se vlera e të hollave që u vodhën aty kap shifrën prej 95 mijë eurosh.

Ndryshe, ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rr. Sylejman Rrotlla, Prizren 01.03.2021 – 15:01. Raportohet se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arrit të grabisin para të gatshme nga zyra e pagesave të një kompanie. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”.