TikTok

Kjo është videoja më e shikuar në TikTok për 2023-n

Sipas të dhënave të publikuara nga TikTok, videoja më e shikuar këtë vit ka 504 milionë shikime, 35.7 milionë pëlqime dhe 1.8 milionë “saves”.

Videoja në fjalë është postuar nga një përdoruese e quajtur “Nyadollie”, në të cilin ajo u tregon ndjekësve rutinën e saj të grimit teksa ka veshur një këmishë ngjyrë rozë të hapur.

Videoja u publikua më 8 mars, dhe sipas TikTok, qëllimi i tyre ishte të nderonin disa nga momentet më të rëndësishme që ndodhën në platformë gjatë vitit 2023, dhe për shkak të kësaj, ata publikuan një përmbledhje të quajtur “viti i TikTokut”.

Shikoni më poshtë videon më të ndjekur këtë vit.

@dollievision Makeup 💗✨ #melanin #fypageシ #fyp #blacktiktok #makeup #darkskin #fypシ #makeupvideos #makeupvideos #makeuptutorial ♬ Just the Two of Us – Grover Washington, Jr.