Kjo është video për të cilën u suspendua zyrtari policor

Një zyrtar policor është supenduar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet lidhur me publikimin e një video, në të cilën serbi Nenad Orloviq shihet i prangosur.

Lidhur me publikimin e kësaj video ka reaguar Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, i cili tha se zyrtari policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra.

Ministri Sveçla shprehet se “çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë. Ky për ne është një parim themelor i cili vlen ndaj të gjithëve dhe pa dallim etnie”.

Video për të cilën foli ministri Sveçla është publikuar në media dhe në rrjete sociale, të njëjtën mund ta shihni duke klikuar KËTU