Kjo është video 18 minutëshe me të cilën Putin kërcënoi botën

Putin, i cili iu drejtua kombit sot në mëngjes, tha në fillim të fjalimit të tij se Perëndimi “dëshiron të shkatërrojë vendin e tyre” dhe se “bëhet fjalë për mbrojtjen e Rusisë dhe territorit të Donbasit”.

Kliko KËTU për ta parë videon

“Ne kemi ende armë”

Putin thotë se gjithë qytetarët që do të mobilizohen do të kenë statusin e plotë të forcave të armatosura.

“Perëndimi po përdor shantazh bërthamor kundër Rusisë”, tha kreu i këtij vendi, derisa sipas tij  vendet perëndimore “kaluan të gjithë kufijtë në agresionin e tyre” kundër Rusië.

“Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur popullin tonë – kjo nuk është një bllof.”

Ai urdhëroi qeverinë ruse të sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për të rritur prodhimin e armëve dhe tha se Rusia do të “përdorë të gjitha burimet në dispozicion” për këtë qëllim.

Putin iu drejtua kombit një ditë pasi separatistët pro-rusë njoftuan referendume për bashkimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës me Rusinë – Luhansk, Donetsk, Kherson dhe një pjesë të Zaporizhia.