Veshje

Kjo është veshja më e keqe që Dukesha Kate ka veshur deri më sot

Siç duket edhe Kate Middleton ka arritur të zhgënjejë me veshjen e saj.

Të vishesh për një banket shtetëror dhe të shkëlqesh është disi e vështirë, por Kate këtë herë duket se ka zhgënjyer totalisht.

Dukesha e Kembrixh, Kate Middelton kishte veshur një fustan të gjatë për të pritur mbretin dhe mbretëreshën e Holandës mbrëmjen e djeshme në Pallatin Mbretëror.

Fustani i 36-vjeçares ishte dizenjuar nga Alexander McQueen dhe nxirrte në pah belin e hollë. Në pjesën e poshtme ai ishte i gjerë.

Mirëpo, ky fustan është kritikuar shumë nga njerëzit. “Kate duket se një nuse e viteve ‘80”, shkruan një prej tyre. “Kjo është veshja më e keqe që Kate ka veshur ndonjëherë”, thekson një tjetër.