Dalin pamjet

Kjo është ushtria ‘moderne’ dhe e ‘fuqishme’ e Serbisë! Ushtarët me çizme dhe uniforma të ‘shkyme’

52 për qind e serbëve të anketuar thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast të një konflikti të armatosur derisa 47 për qind thonë se janë të gatshëm t’i bashkohen personalisht një veprimi të tillë.

Në hulumtimin e realizuar nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, del që 70 për qind e të anketuarve besojnë se në pesë vjetët e ardhshme në Ballkan nuk do të ketë më shpërthime të armatosura.

Mirëpo, cila është gjendja aktuale e ushtrisë serbe. Mediat në Serbi kanë publikuar në disa raste, edhe pse rrallë herë, pasi që janë të kapura nga pushteti, fotografi dhe raportime për gjendjen reale të ushtrisë serbe, shkruan Ballkani.info.

“Ushtarët serbë, përveç që kanë paga mizerje, një brengë shtesë e kanë edhe për gjendjen e uniformave. Ato janë të shqyera, sikurse edhe çizmet”, shkruajnë mediat serbe.

Pagat e ushtarëve profesionistë në Serbi janë 35.836 dinarë (304 euro), dhe që atyre nuk iu paguhet puna gjatë ndërrimit të natës, pjesëtarët e ushtrisë serbe janë të nënçmuar edhe me faktin se bartin uniforma të papërshtatshme.

“Në vitin 2011 është futur në funksion uniforma e re M10, me sharën digjitale. Megjithatë, në njësitë e caktuara ende përdoren uniforma të vjetra M93, por edhe ato M03. M10 përdoret si uniformë kur ushtarët shkojnë në parade ose kur kryejnë ndonjë punë speciale. Duhet ta ruajnë, sepse nuk mund ta kenë një tjetër nëse e shqyejnë në terren”, thotë Novica Antiq, kryetar i sindikatës ushtarake të Serbisë, transmeton Ballkani.info.

Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu#iq ka thënë se ushtarët serbë “më nuk do t’i kenë ato çizmet e mëdha të cilat janë bartuar në ushtrinë jugosllave”, por se do t’i kenë nga 2-3 palë të reja, Antiq thotë se kjo nuk është e vërtetë.

“Unë bartë çizme të vjetra 10 vjet. Nuk janë ato të mëdhatë, pak janë të reja, por prap janë problematike. Megjithatë, ushtarët nuk e kanë fatin tim, pasi që ata ende i mbathin ato që dikur i kishte JNA (ushtria jugosllave). Në depo ekzistojnë vetëm numrat 48 dhe 49, ose 39. Me rezervistët situata është edhe më e keqe. Ata që janë ftuar muajt e kaluar në stërvitje gjatë gjithë kohës kanë qenë me atletet e tyre”, ka thënë Antiq. /Ballkani.info/