Në Bienaljen e Parë të Arkitekturës në Kosovë u vlerësua mundi dhe përpjekja e shumë arkitektëve për jetësimin e objekteve më unike, të krijuara nga profesionistët më të dalluar të kësaj fusheje.

Në këtë garë elektonike janë shpërblyer me çmime në gjithsej 13 kategori.

E në kategorinë “Ndërtesa më e mirë e banimit”, fitues u shpall “Shtëpia individuale”, e projektuar nga Ilir Murseli në bashkëpunim me Luca Gazzanigan.

Për jetësimin e këtij projekti u kujdes edhe një ekpi i tërë, përfshirë Joao Nunes, Vitorio Locatteli, Michele Zago, Driton Tahiri, Dashnor Kadiri, Lulzim Kryeziu, Kimete Shujaku, Ejup Shtaloja, Feti Selmani.

Në kategorinë “Ndërtesa më e mirë e banimit” vendin e dytë e mori Vila DAKA, nga Ilir Gjinolli, Ardita Byci-Jakupi dhe Arbenita Ymeri-Rexhepi, ndërkohë që me vendin e tretë u nderua Arcadis 1, nga Naim Matoshi.

Vendi i parë:






Vendi i dytë:



Vendi i tretë: