Në Serbi ka nisur një fushatë tjetër e egër ndaj Kosovë. Pas dështimeve të njëpasnjëshme politike dhe diplomatike, në shtetin fqinj po reklamohet fushata e re “Kosova është Serbi”.
Kjo fushatë ka nisur me një ide krejtësisht të kotë, ku në banknotat prej 5 eurove dhe 1 dollarë vendoset mbishkrimi “Kosova është Serbi”.
Në këtë fushatë ka marrë pjesë edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, shkruan Ballkani.info.
Daçiq për ta mbështetur këtë fushatë e ka vendosur mbishkrimin e lartëpërmendur në banknotën prej 100 dollarësh.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të ashpra në Kosovë. Ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj dhe zv/kryeministri Enver Hoxhaj.
E kanë quajtur fushatë të ulët, ashtu siç janë edhe vetë serbët dhe politika atje.
Por kush është iniciatore e kësaj fushate? Në një llogari të instagramit me emrin kafanapavlekorcagin.
Në këtë llogari, një vajzë tregon se si duhet të veprohet në këtë fushatë.
Dhe për t’ia demaskuar kësaj serbes dhe serbëve tjerë si kjo, raportojeni këtë faqe në mënyrë që Instagrami ta mbyllë. /Ballkani.info/







