Kjo është prokurorja nga Peja që u godit nga vetura, e cila iku nga vendi i ngjarjes

Një aksident në trafik ka ndodhur rreth orës 15:00 në qytetin e Pejës, ku vetura ka goditur prokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Sipas dëshmitarëve, e lënduara ishte duke u larguar nga objekti i Gjykatës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Suada Hamzën.

Ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, teksa ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka konfirmuar se aksident ka ndodhur në rrugën ” Adem Jashari” në Pejë.

“…si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.

Ndërkohë, akoma nuk dihet se kush e ka shkaktuar aksidentin./Indeksonline/