Kjo është procedura për shkarkimin e kryeministrit Kurti

Kosova në gjashtë vejtët e fundit është duke u përballur me një instabilitet të madh politik. Asnjë koalicion qeverisës në vjetet e fundit nuk e ka çuar deri në fund mandatin e tyre.

Derisa LDK-ja është duke mbledhur nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kuvendi do të ketë rol të rëndësishëm për të votuar mocionin kundër Qeverisë Kurti. Neni 100 i Kushtetutës së Kosovës përcakton qartë mënyrën se si votohen Mocioni i Votëbesimit për Qeverinë Kurti.

“Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij”, thuhet në pikën 1, 2 dhe 3 të këtij neni.

Derisa pika 4 flet se në çfarë rrethane konsiderohet votëbesimi i pranuar. “Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në këtë pikë. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

“Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, thuhet në pikën e 6 të këtij neni.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar takime me lider të partive opozitare për të mbledhur mbështetjen e mjaftueshme që votëbesimi kundër Kurtit të ketë sukses. Prishja e koalicionit ndodhi pasi kryeministri, Albin Kurti, pa pëlqimin e lideri të LDK-së, shkarkojë ministrin e Brendshëm, nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun. /Ballkani.info/