Një police dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan.

Ajo është Lumnije Dervodeli Borovci.

Ende nuk ka të dhëna tjera lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjesëtare e PK-së rreth 46-vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan”, tha Hashani për Ballkani.info.

Ai bëri të ditur se patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante.