Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të 948 personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë nga focat serbe.
Aty Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka prezantuar mbathjen që një plakë 104 vjeçare e ka pasur në këmbë kur është vrarë.
Gërxhaliu ka treguar se opinga i ka takuar Zade Dragaj.
Kjo mbathje sikurse të gjitha eksponatet tjera do të bëhen pjesë e Muzeut të Gjenocidit, ndërtimin e të cilit e ka paralajmëruar Veseli.







