Kjo është oferta e Juventusit për Zaniolo

Juventusi po studion mundësinë e transferimit të Nicolo Zaniolo nga Roma.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, vazhdon të vëzhgojë mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Juventusi janë të gatshëm t’i ofrojnë 35 deri në 40 milionë euro për 20 vjeçarin italian.

Roma nuk duken e interesuar të heq dorë nga Zaniolo, pasi duke parë rritjen e shpejtë të futbollistit, në të ardhmen e afërt planifikojnë të fitojnë një shumë më të madhe të parave.

Zaniolo te Roma është transferuar verën e vitit 2018, duke u përfshirë në marrëveshjen që Inter e arriti me kryeqytetasit për transferimin e Radja Nainggolan.