Kjo është masa e re antiCOVID që pritet të merret sot në mbledhjen e Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme që nisë në orën 15:00, do të miratojë planprogramin qeverisës.

Sinjali ka mësuar se pika e dytë do të jetë shqyrtimi i propozimvendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Burimet kanë treguar se sot pritet të shtohet një pikë e re 3A në vendimin e datës së lartëcekur. Masat tjera aktuale antiCOVID nuk do të ndryshohen.