Të hënën do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare mes asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Kësaj herë mbledhja do të mbahet në qytetin e Pejës.
Mbledhja i është kushtuar zhvillimit të përbashkët ekonomik.
Ballkani.info e ka siguruar logon e kësaj mbledhje dhe pamjen e vendit ku do të mbahet mbledhja e përbashkët.
Deri më tash janë mbajtur disa mbledhje të përbashkëta të të dy qeverive, por në praktikë nuk është që ka ndonjë rezultat të theksuar.
Bile Shqipëria u ka vënë kosovarëve edhe taksë prej 10 euro për të kaluar në rrugën e kombit. /Ballkani.info/









