Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Komisioni për Dhënien e Provimit për Noteri ka publikuar listën përfundimtare të të kandidatëve të cilët e kanë kaluar këtë provim.
Në listën e publikuar janë 56 kandidatë të cilët e kanë kaluar provimin.
“Duke u bazuar në nenin 20,21 dhe 22 të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2019 për Mënyrën e Dhënies dhe Programin e Privimit për Noterinë, Komisioni për Dhënien e Provimit për Noterinë si dhe nenin 6,7 dhe 8 të Udhëzimit Administrativ MD. Nr. 11/2023 për ndryshimin dhe plotësimin e UA MD-NR. 01/2019 për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për noterinë”, thuhet në njoftim.
Lista është publikuar më 25 shkurt 2024, ndërsa kandidatët kanë të drejtë ankese tre ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare.
Këtu mund ta gjeni LISTËN E PLOTË të kandidatëve që e kanë kaluar provimin.
VIDEO BONUS: Infermieri i QKUK-së nis grevën para MSh-së me gjashtë kërkesa







