Shehu: Koalicioni LDK-VV do të triumfojë në Junik

Kandidati i LDK-së për komunën e Junikut, Ruzhdi Shehu, tha se me koalicionin LDK-VV do të dalin fitues më 14 nëntor.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Kjo është lista e çertifikuar nga KQZ për asambleistët e LDK dhe VV në Junik.

Nga 15 asambleistë sa janë gjithsej, koalicioni ynë LDK-VV ka shumicën prej 9 asambleistëve ose 60% të Kuvendit Komunal. Me fjalë të tjera, çdo projekt në planin tonë qeverisës, do të ketë përkrahjen e shumicës së Kuvendit Komunal.

Të tjerët në Junik, i kanë vetëm 6 nga 15 asambleistë, që nënkupton se nuk kanë asnjë mundësi për të udhëhequr me Komunën e Junikut, sepse me 6 asambleistë nuk mund të merret pothuajse asnjë vendim me rëndësi në Kuvendin Komunal të Junikut.

Së bashku me VV në Junik dhe në koalicion me secilin qytetar të Junikut:

– Ne e kemi përkrahjen e të gjithë junikasve që jetojnë në Junik dhe diasporë;

– Ne e kemi planin qeverisës që i nevojitet Junikut;

– Ne e kemi shumicën në Kuvendin Komunal të Junikut;

– Së bashku me kolegët Besart Tofaj dhe Lulzim Gacaferi, e kemi edhe përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës;

Prandaj nuk ka asnjë dilemë se me 14 nëntor, do të konfirmojmë fitoren madhështore për koalicionin LDK-VV në Junik.