Kjo është letra që Adolf Hitler e shkruajti para se të vetëvritej

Një letër e vitit 1945, e shkruar nga Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka dalë në ankand.

Shumë ekspertë, e kanë quajtur letrën “shënimi i vetëvrasjes”, i shkruar një javë para se Hitleri të kryente vetëvrasje, duke gëlltitur një pilulë cianidi, dhe më pas duke u vetëqëlluar me pistoletë në kokë.

Në atë letër, Fyrheri tregon sfidën që ka përpara, dhe këmbëngul se do të qëndronte në vend, për “t’i dhënë një shembull të mirë të gjithë atyre gjermanëve që do të mbeten bashkë me të”. “Do të qëndroj në Berlin, në mënyrë që të marr pjesë në mënyrë të ndershme, në betejën vendimtare për Gjermaninë, dhe të jap një shembull të mirë për të gjithë ata që mbeten me mua”- shkroi Hitleri në letrën e 24 Prillit 1945 drejtuar marshallit Ferdinand Shërner.

“Unë besoj se në këtë mënyrë, do t’i bëj Gjermanisë shërbimin më të mire”- theksoi ai.

Më tej udhëheqësi nazist vazhdoi: ”Për sa ju takon, ju duhet të bëni përpjekje për të fituar betejën për Berlinin. Ju mund të na jepni këtu një ndihmë vendimtare, duke zmbrapsur rusët drejt veriut, sa më shpejt që të jetë e mundur…”

Letra u shkrua një javë para se Hitleri të bënte vetëvrasje. Edhe bashkëshortja e tij, Eva Braun, gjithashtu kreu vetëvrasje duke gëlltitur një pilulë cianidi më 30 prill 1945. Shtëpia e Ankandeve Historike Aleksandër, me seli në Merilend të SHBA-së, e shet këtë letër për një çmim fillestar prej 30.000 dollarësh.

Ekspertët besojnë se ajo do të shitet midis 60.000 dhe 80.000 dollarëve. Presidenti i saj, Bill Panagopulos, e përshkroi atë si një zbulim të rrallë, dhe në thelb një “shënim të vetëvrasjes” së Hitlerit. “Nuk ka dëshmi të tjera të shkruara të Hitlerit, që shpallin synimin e tij për të qëndruar (dhe vdekur) në Berlin”- tha Panagopulos në një intervistë për britaniken “The Sun”.

Në këtë ankand, është gjithashtu e përfshirë është përgjigja e marshallin Shërner ndaj Hitlerit, duke i kërkuar atij të largohej nga Berlini, dhe të merrte komandën e sektorit jugor.

“Vetëm ju jeni garancia për vazhdimësinë e ardhshme të kombit, vetëm prej jush merr urdhër çdo gjerman, ashtu si të gjithë forcat e armatosura gjermane, pa asnjë kushtëzim” – shkroi Shërner në letrën e tij të 23 prillit 1945. “Vetem ju jeni Gjermania…Nëse bini ju, do të bjerë edhe Gjermania”- thekson ai.

Letra e Hitlerit drejtuar marshallit Shërner, duket sikur i hedh poshtë të gjitha teoritë e konspiracionit, sipas të cilave Hitleri u arraris nga Gjermania në vendet e Amerikës së Jugut. Në vitin 2017, CIA publikoi ​​dokumente të deklasifikuara, ku agjencia e inteligjencës hulumtoi mundësinë që Hitleri mund të ishte ishte gjallë në Amerikën e Jugut deri në vitin 1955 – gati një dekadë pas përfundimit të luftës.

Dokumenti, që ndodhet në faqen e internetit të CIA-s, theksoi një ish-ushtar SS u tha agjentëve të CIA-s se ai ishte takuar rregullisht me Hilterin në Kolumbi. “Citroen” (një burim i CIA-s), pretendonte se e kishte kontaktuar Hitlerin rreth një herë në muaj në Kolumbi, gjatë udhëtimit të tij nga Marakaibo në atë vend, si një punonjës i “Shipping Co KNSM” – thuhet në dokument.

Më tej thuhet se burimi i CIA-s i kishte treguar “CI MELODY-3” (një informator i CIA-s), se kishte bërë një fotografi me Hitlerin, por “nuk donte ta tregonte atë”. Dokumenti 3-faqësh sugjeronte që Hitleri mund të ketë punuar si punonjës i kompanisë së anijeve, përpara se të arratisej në Argjentinë.

Në faqen e dytë, ndodhet një fotografi e informatorit, Filip Citroen, me një person që ai pretendon se është Hitleri në mesin e viteve 1950. Miku i “CI MELODY-3” thotë se në fund të shtatorit 1955, Filip Citroen, ish-ushtarak gjerman i SS, i kishte thënë në konfidencë, se Adolf Hitleri është ende gjallë”- shkruhet më tej në dokumentin e sapo-deklasifikuar.

Në majin e vitit 2018, një ekip hulumtuesish francezë që shqyrtoi eshtrat e Hitlerit, tha se udhëheqësi i partisë naziste ka vdekur në Berlin. Trupi i Hitlerit u zbulua nga ushtarët sovjetikë dhe u varros në një vend të pa shënuar.

Një gjykatë gjermane e shpalli Hitlerin të vdekur, por në vitin 1956, pra më shumë se një dekadë pas përfundimit të luftës.