Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar lideirn e Lëvizjes Vetëvendosje në takim për mandatimin rreth formimit të Qeverisë së re.

Në letër thuhet se takimi mbahet sot në ora 13:00 tek zyret e presidencës, raporton Ballkani.info.

Dje në seancën e parë është votuar Glauk Konjufca kryeparlamentar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dhënë hapësirë formimit të Qeverisë.

Ende nuk është arritur një marrëveshje në mes dy subjekteve politike që dolën të parat, LVV-së dhe LDK-së.

Kjo është ftesa e presidentit Thaçi për Kurtin. /Ballkani.info.