Kjo është kutia e votimit në një fshat në Rumani

Rreth 18,2 milion njerëz me të drejtë vote, të dielën u janë drejtuar kutive të votimin për të zgjedhur njërin prej 14 kandidatëve për president të Rumanisë.

Siç pritej asnjëri nga kandidatët nuk arriti të fitojë 50 për qind të votave dhe më 24 nëntor do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Viorica Dancila.

Ndërkohë një skenë interesante nga këto zgjedhje po qarkullon në rrjetet sociale. Një kuti aspak e zakonshme për të votuar është vendosur në mënyrë që banorët ta ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar.

Fotoja thuhet se është realizuar në qarkun Vâlcea, njësi administrative që ndodhet në jug të Rumanisë

Rumania ka përjetuar paqëndrueshmëri politike në dy vitet e fundit që kur Social Demokratët fituan zgjedhjet e dhjetorit 2016. Protestat filluan në janar 2017, kur kabineti miratoi një dekret emergjence për të falur disa shkelje ligjore që kishin lidhje me korrupsionin.

Demonstratat vazhduan gjatë vitit 2017 dhe 2018, pasi zyrtarët e nxitën më shumë legjislacionin që të zbusë luftën kundër korrupsionit. Më 10 gusht, qindra u plagosën kur policia e trazirave ndërhyri me forcë për të shpërndarë protestuesit përpara selisë së qeverisë në Bukuresht.

loading…