Kjo është komuna e Kosovës që s’ka asnjë rast me koronavirus

Komuna e Rahovecit nuk ka asnjë rst me të infektuar me koronavirus. Në këtë qytet disa persona që kishin kontakt me të infektuar të qyteteve tjera ishin vetëizoluar dhe pas bërjes së testit 24 nga ta dolën negativ.

Dje 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, kanë rezultuar negative.

“Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar negtaiv”, ka njotuar kryetari i kësaj komune Smajl Latifi

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK nga qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, të cilët kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.

Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, poashtu, falënderoj IKSHPK dhe drejtorin, Dr. Naser Ramadanin për përkrahjen dhe bashkëpunimin!

Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!

Gjithçka varet nga ju të dashur qytetar.