Policia e Kosovës ka gjobitur sot një kompani për mosmirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Ferizajt.

Gazeta Insajderi, merr vesh se kompania që u gjobit sot nga shteti është kompania “Sallahu” SH.P.K nën pronësinë e multimilionerit Naim Sallahut.

Gjoba ndaj kësaj kompanie erdhi pasi që nuk i ka pastruar rrugët e mbuluara nga bora ani pse ishte thirrur nga policia për ta pastruar.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit të Ferizajt, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora, nga kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve .Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Komandanti i trafikut për Rajonin e Ferizajt, Brahi Shatrolli, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar se gjoba ndaj kompanisë ‘Sallahu’ pritet të jetë nga 1000 deri në 3000 euro, varësisht nga vendimi i Gjykatës.


“Gjykata e përcakton verën e gjobës për shkak se është mbi 1 mije euro, Gjykata mund ta dënojnë deri në 3 mijë euro ajo është nën kompetenca të Gjykatës”, tha shkurt Shatrolli për Insajderin.


Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin menaxhues të kompanisë, Lulzim Sallahun i cili ka deklaruar se ende nuk kanë informata se kompania e tyre është dënuar sot nga policia.


Në tetor të viti të kaluar për të mirëmbajtur rrugët në rajonin e Ferizajt, Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu i kishte dhënë tenderë kompanisë “Sallahu”, në vlerë 449 mijë euro./GazetaInsajderi