Para dy ditëve publikoi projektet e albumit “Fortuna”, në YouTube.
Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdiu para dy ditëve lansoi albumin e ri “Fortuna”, në kanalin, YouTube, shkruan lajmi.net.

Në këtë album përfshihen gjithsej shtatë këngë dy prej të cilave janë bashkëpunime, njëra me Ylli Limanin e tjetra me Armend Regjepagiqin.

Megjithatë, kënga e Tunës me Ylli Limanin “A don hala”, deri më tani del të jetë më e klikuara pasi ka kaluar mbi një milion shikime.

E për këtë projekt thuhet të jetë punuar shumë, madje Ylli u shpreh se muzika e mirë si kjo shëron gjithçka.

Më poshtë e keni linkun e kësaj perle që nuk ka dyshim se Ylli dhe Tuna e bënë më të mirën.