Kjo është gruaja që denoncoi burrin e saj se e shiti te Haxhi Avdyli

Mediat kanë raportuar se një grua nga fshati Shirokë i Suharekës me iniciale A.K., në tetor të vitit 2018 ka deklaruar në polici se burri i saj me iniciale N.K., e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me burra të ndryshëm.

Në mesin e burrave që A.K., i ka përmendur në deklaratën e saj, është edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Prizreni, Haxhi Avdyli.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë fotografi të gruas në fjalë.

Haxhi Avdyli në një prononcim për Sinjalin e ka mohuar kategorikisht se ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Madje, ai pati thënë se këto janë inskenime dhe se ndoshta janë bërë nga armiqtë e tij.

“Çka je tu folë ti, për herë të parë po dëgjoj. Këto janë shpifje para zgjedhjeve. Kjo është e turpshme. Nuk ekziston ky emër e ky rast për mu. Një emër inekzistent. Ky është inskenim, kushdo që e ka paguar këtë person. Kurrë nuk jam intervistuar, as nuk më ka thirrë askush. Nuk ekziston ky person e burri i saj për mu. Krejt këto janë inskenime. Këto bëhen me qëllim për dëmtimin e dikujt, sepse u ka hy uji i ndryshimit. Dikush asaj ndoshta i ka dhënë pare me folë. Në 2017 ka pasë zgjedhje ndoshta. Ndoshta janë edhe armiqtë e mi”, kishte thënë Avdyli.