Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve të tjerë në QKUK

Mjekët në QKUK kanë folur rreth gjendjes aktuale shëndetësore të dy personave të tjerë, të plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku kanë humbur jetën edhe dy persona si pasojë e marrjes së plagëve.

Avdush Bajgora, specialist reanimator, tha se për momentin mjekët janë duke kryer dy intervenime kirurgjike në sallat emergjente.

Ndryshe, katër persona janë plagosur në lagjen “Mati 1”, gjatë një përleshje mes dy familjeve për shkak të kontestit pronësor. Dy prej tyre, kanë ndërruar jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.

loading…