Një numër i madh i serbëve në Veri të Mitrovicës janë parë duke ecur sot në këmbë drejt kufirit të Jarinjës.

Bëhet e ditur se këta qytetarë janë nisur në drejtim të Beogradit për të marr pjesë në tubimin që do të mbahet më 19 prill në mbështetje të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

“ Ai tha se sot në Veri të Mitrovicës nuk është shënuar asnjë incident dhe se situata ka qenë e qetë” bëri të ditur Hoti.

Ndërkaq sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës Bali Kelani, deri më tani zyra në Prishtinë e policisë nuk është në dijeni për këtë aktivitet.

“ Për momentin nuk kemi asnjë informacion në lidhje me këtë” shtoi Kelani./Ballkani.info