Kjo është gjendja me koronavirus nëpër shkollat e Kosovës

Që nga shtatori deri më sot në Kosovë janë infektuar me koronavirus 395 mësimdhënës, 240 nxënës dhe 35 personel nëpër shkolla.

Ndërsa janë shëruar 64 mësimëdhës, 58 nxënës dhe 13 nga personeli.

Kujtojmë, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 30 mijë e 495. Ndërkaq shkak i infektimit me koronavirus deri më tani kanë vdekur 849 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768”, thueht në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.