Bekim Ademi

Kjo është gjendja e të prekurve nga koronavirusi në Ferizaj

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, ka bërë të ditur rreth gjendjes shëndetësore të të prekurve nga koronavirusi në këtë komunë.

Siç njofton Ademi,deri më tani në Ferizaj janë 129 persona të infektuar nga pandemia Covid-19.

Deri tani kanë 95 persona të shëruar, dy të vdekur dhe raste aktive momentalisht janë 32 persona.

Ademi tregoi se gjendja e personave aktiv me Covid-19 është stabile dhe se të gjithë janë në shtëpitë e tyre.

Personi i parë i prekur me Covid-19 në Ferizaj ishte më 21 mars.