Plagosje

Kjo është gjendja e të plagosurit mbrëmë në Pejë

Mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal të Pejës, Bujar Vrella, ka japur detaje rreth personit të plagosur sonte me armë zjarri në Pejë.

Dr. Vrella tha për KALLXO.com se pacienti është i plagosur në të dy këmbët.
“Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka frakturë nën gjurin e djathtë. Është i plagosur në të dy këmbët”, tha dr. Bujar Vrella, kirurg.

Mjeku e konfirmoi se pacienti është i plagosur me armë zjarri.

Sipas tij, pacienti do të qëndrojë në repartin e Ortopedisë.

Në një incident të armatosur rreth orës 22 :00 te Parku i Vogël i qytetit është plagosur Besim Lajqi.

Lajqi ishte i shoqëruar nga Xhevdet Kelmendi kur persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tyre.

Prokurorja Sahide Gashi tha se dyshojnë se Xhevdet Kelmendi ishte caku i sulmit.