Tre të lënduar në aksidentin tragjik në Gjilan janë transferuar menjëherë në QKUK. Shpend Fazliu tregon gjendjen e tyre.

“3 personat e transferuar nga Spitalit i Gjilanit fillmisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Tutje ai ka treguar se si kanë shkuar operacionet e tre të lëndruarve dhe se njëri prej tyre e ka gjendjen më të rëndë.

“Një është transferuar në kirurgji torkale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji poashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, thuhet në përgjigjen e Fazliut.

Në aksidentin e djeshëm në Gjilan ka humbur jetën një person, ndërsa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Njëzetë të lënduarit e tjerë u trajtuan në spitalin e Gjilanit.

Aksidenti i djeshëm u shkaktua pasi një kamion që bartte ujë humbi kontrollin dhe hyri në rrugën që ishte e ndaluar për automjete me peshë të rëndë.