QKUK

Kjo është gjendja e pacientëve që po trajtohen me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 218 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës.

Sipas njoftimit, 128 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Vetëm 1 pacient është i vendosur në respirator, 8 në CPAP, ndërsa 132 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale.