Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale

Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë publikuar raportin për gjendjen e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të atyre që janë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitaleve rajonale, e që dyshohet se janë të infektuar.

Në total, në klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale po trajtohen 599 pacientë, 393 prej të konfirmuar me koronavirus.

Në klinikat e QKUK-së po trajtohen 266 pacientë, 108 prej tyre po marrin trajtim në Klinikën Infektive.

Aktualisht, 17 të infektuar me koronavirus në gjithë vendin janë në gjendje më të rëndë, pasi që janë në respiratorë, 12 prej tyre janë në klinikat e QKUK-së, ndërsa 9 në spitalet rajonale.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale.