Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 14 pacientë me COVID-19 pozitiv po marrin shërbime shëndetësore në ShSKUK, 3 në Klinikën Infektive dhe 11 në spitalet e përgjithshme.
Sipas SHSKUK’së, 42 pacientë të tjerë kanë kaluar virusin por që po vazhdojnë të marrin trajtim në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Ndërsa, dy pacientë janë në mjekimin intensiv në Klinikën Infektibe.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë







