Autostrada

Kjo është gjendja e autostradës “Arbën Xhaferi” pas reshjeve të borës

Reshjet e borës, kanë mbuluar rrugët në shumicën e vendeve në Kosovë.

Përderisa disa rrugë po pastrohen, autostrada “Arbën Xhaferi” është ende e mbuluar me borë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje të kësaj rruge, duke thënë se gjendja e autostradës lehtë e kalueshme.

Ndryshe, duhet cekur se në autostradë lejohet shpejtësi e lartë dhe mos pastrimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm për qytetarët.