Kjo është femra më e votuar brenda koalicionit Nisma-AKR

Derisa kanë mbetur edhe pak kutija të votimit për t’u rinumëruar në QNR nga 530 vendvotime që shkuan në rinumërim, tashmë duket me e qartë se koalicioni Nisma-AKR është në rrugë të mirë për ta kaluar pragun prej 5 për qind.

Sipas kësaj përqindje, ky koalicion në legjislaturën e re pritet t’i ketë 6 deputetë.

Burime të Ballkani.info kanë thënë se femra më e votuar brenda këtij koalicioni është Mirlinda Sopi Krasniqi.

“Mirlinda Sopi Krasniqi është femra më e votuar në koalicionin Nisma-AKR. Ajo ka arritur të merr afërisht 4 mijë vota”, kanë thënë këto burime për Ballkani.info.

E nëse koalicioni e kalon pragun, atëherë pritet që Mirlinda Sopi Krasniqi, pjesë e AKR-së, të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës.

Të kujtojmë se pas rinumërimit të 530 vendvotimeve, do të fillojë numërimi i rreth 24 mijë votave me kusht dhe dy tjerave nga personat me aftësi të kufizuara. /Ballkani.info/

loading…