Kjo është doktoresha e njohur kosovare që ndërroj jetë sot

Në moshën 65 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë ka doktoresha Xhyle Krasniqi, një nga aktivistet më të hershme të LDK-së në Prizren.

Lajmin për vde.kjen e saj e ka dhënë, dega e LDK-së në këtë komunë ku shkruan:

Me dhimbje morëm lajmin që, doktoresha Xhyle Krasniqi (65 vjeçe), e paska humbur betejen me sëmundjen e rëndë me të cilën po përballej që një kohë.

Xhyla, ishte aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar që nga ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike në Prizren.

Do të mbahet mend si një grua e jashtëzakonshme me vlera të larta njerëzore, e dashur dhe punëtore, familjare e përkushtuar, mike dhe kolege e sinqert dhe veprimtare e brumosur me dashuri për atdheun.

LDK e Prizrenit ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve mjek të së ndjerës, farefisit të saj dhe gjithë Prizrenit.

Bashkëndjejmë me ju!

Shpirti i bëftë dritë në paqen e përjetshme.

LDK – Prizren

Kryetar,
Anton Quni