Kjo është dhurata që Ramush Haradinaj ia bëri Anitës për ditëlindje

Mbrëmë festoi ditëlindjen, Anita Muçaj, bashkëshortja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo pranoi shumë urime në rrjete sociale, por më i veçanti i erdhi nga burri.

Haradinaj postoi një fotografi krah saj duke shkruar: “Faleminderit për gjithçka, urime Anitë”.

Pak më vonë, Anita zbuloi se çfarë dhurate mori nga ish-kryeministri i Kosovës, në Instagram.

Haradinaj i dërgoi gruas një buqetë të madhe me trëndafila të kuq. “Me dashuri nga rrubi”, ka shkruar ajo mbi foto.