Kjo është dhija me veshët më të gjatë në Pakistan

Një këlysh i ri dhie mund të shpallet rekord i ri botëror edhe pse është vetëm disa ditësh ne jete, prej veshëve të tij të pazakontë që arrijnë në rreth 50 cm gjatësi.

Dhia e quajtur Simba, që do të thotë ‘luan’ në gjuhën Svahili, ka lindur në Karachi, Pakistan por është kthyer tashmë në një personazh të famshëm.

Veshët e dhisë bukuroshe prekin përtokë kur ai ecën.

Pronari i Simba, Muhammad Hassan Narejo, tha: “Ne shpresojmë që shpejt Simba të bëhet mbajtëse e rekordit Guinness”.

Ai ka lindur në një fermë dhish në qytetin e madh pakistanez Nagra.

Kultivimi i dhive është mjaft i përhapur në Pakistan – pasi kafshët mund të përshtaten me terrene të ndryshme.

Aktualisht nuk ka një rekord Guinness për dhitë me veshë të gjatë, por janë disa qen që e mbajnë këtë titull.

Veshët e gjatë të Simba me shumë gjasa vijnë nga një mutacion ose çrregullim gjenetik por nuk duket se shoqërohen me probleme të tjera.

Veshët e dhive u shërbejnë atyre për t’i mbajtur fresk në temperatura të nxehta.

Sivjet temperaturat në Pakistan duket se janë ngritur disa para kohe teksa prej qershorit disa zona kanë raportuar 47C./TCh/