Kjo është deputetja që po e shkel vendimin e Qeverisë, pa maskë e distancë në Kuvend

Në seancën e sotme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës shihen deputetët që po mbajnë maska. Por, jo të gjithë po i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Deputetja Duda Balje, shihet se nuk po e mban maskën, madje duke qënduar afër deputetëve të tjerë.

Madje, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ua rikujtoi deputetëve që gjatë kësaj seance të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.