Kjo është data kur do të lëshohet në qarkullim trafiku urban dhe ndërurban në Kosovë

Në mesin e masava që u morën pas përhapjes së Covid-19 në Kosovë, ishte edhe ndalimi i qarkullimit të transportit urban dhe ndërurban në tërë territorin e Kosovës.

Me 23 mars të këtij viti, Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për të reduktuar qarkullimin e trafikut urban në kryeqytet, duke u munduar kështu ta ndalojë përhapjen e koronavirusit.

Mirëpo, vetëm pas një jave, me 31 mars 2020, kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, kishte marrë një vendim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike për ndalimin e plotë të qarkullimit të trafikut urban, ku Ahmeti e kishte kritikuar, pasi që ky vendim ishte marrë pa konsultim paraprak me të.

“Përderisa kemi qenë përkrahës kryesorë të masave restriktive, dhe po ashtu kemi mbështetur secilin vendim të nivelit qendror, ky vendim është marr pa asnjë konsultim, as edhe 30 sekondësh me Komunën e Prishtinës e as me komunat tjera”, kishte shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, tani Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për t’i lehtësuar masat e vendosura muaj më parë, derisa lejimi për qarkullimin e trafikut urban dhe ndërurban në Kosovë është paraparë pas rreth dy muajve.

Sipas planit të Qeverisë, me fillimin e implementimit të fazës së dytë me 18 maj, do të fillon qarkullimi i trafikut urban dhe ndërurban, por me leje të veçantë.

Ndërsa, me 1 qershor, në fazën e tretë, qeveria ka planifikuar lejimin e qarkullimit të trafikut urban dhe ndërurban në përgjithësi sikurse kanë qarkulluar më herët