Kjo është data e publikimit të këngës së Mozzik dhe Kida

Pak ditë më parë ata dhanë disa sinjale se hiti i ri i verës 2020 do të jetë i tyre! Dhe Mozzik me Kidën duket se e kanë gati hitin e tyre dhe sot janë zbuluar edhe disa detaje të reja.

Kështu, titulli i këngës do të jetë “Kërkun” dhe kjo është zbuluar pas një fotoje të albumit të ri të Mozzik, ku renditet edhe bashkëpunimi me Kidën.

Mozzik shprehet në postimin e fundit se albumi del më 31 korrik, por nuk e dimë sa duhet të presim për projektin me Kidën. Deri në atë datë do të dalin 3 këngë të reja.

Nëse kërkon online për këngën e re, thuhet se “Kerkun” është një këngë e re, e shtuar kohët e fundit në arkivin e këngëve të kënduara nga Mozzik & Kida. Por fansat ende po presin për një datë.