Kjo është data e propozuar nga Barcelona për “El Clasico”

“El Clasico” i parë i këtij sezoni është një nga më të diskutueshmit e viteve të fundit.

Gjendja e rëndë në Kataloni, ku po zhvillohen protesta të mëdha, ka bërë që autoritetet spanjolle të shtyjnë datën e ndeshjes Barcelona – Real Madrid, për shkaqe sigurie.

Sot, Federata e Futbollit të Spanjës ka dhënë ultimatum tek dy skuadrat për të caktuar një datë, para së hënës së ardhshme.

Barcelona ka dhënë propozimin e parë, duke kërkuar që ndeshja të luhet më 18 dhjetor.

Mbetet të shihet nëse propozimi i skuadrës katalane do të pranohet dhe palët do të përplasen në ditën e 18-të të dhjetorit.

loading…