Kjo është çertifikata që duhet ta përdorin bizneset që u rihapën sot

Sot ka nisur zbatimi i masave lehtësuese të Fazës së II-të, në luftën ndaj coronavirusit.

Lëvizja e qytetarëve është rritur në 4 orë, me mundësi shfrytëzimi 2 orë paradite dhe 2 orë pasdite, me numër të parafundit të letërnjoftimit. Ndërsa, janë hapur edhe një sërë biznesesh, përfshirë Gastronominë, Sallonet e Bukurisë, Trafiku Urban e Ndërurban etj.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se si gjendet certifikata për Fazën II.

Njoftimi i kësaj ministrie:

Të nderuar qytetarë, më poshtë mund të gjeni çertifikatën e re për Fazën II, të cilën mund ta shkarkoni përmes Administratës Tatimore tek shërbimi “EDI”.

Kjo çertifikatë është e ndryshme me atë të kaluarën (tani e kemi logon “Faza 2”), prandaj vlen për të gjitha veprimtaritë ekonomike që janë të lejuara në Fazën e II-të.

Në fund të kësaj çertifikate mund t’i gjeni edhe kushtet e përdorimit.

Vërtetësia e kësaj çertifikate mund të kontrollohet online.