Zyrtarja e Komunës së Rahovecit, Nora Boshnjaku, ka prezantuar kandidaten e vetme grua nga Rahoveci për deputete nga radhët e AAK-së.
Florina Krasniqi është nga Krusha e Madhe, dhe në zgjedhjet e 6 tetorit ajo do të jetë kandidate e AAK-së për deputete.
Boshnjaku ka publikuar një fotografi me Krasniqin në Facebook.
Ajo ka shkruar:
Florina është kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -dega në Rahovec.
Florina padyshim është kandidatja më e zonja që banorët e Komunës së Rahovecit mund të gjejnë në listat e 6 tetorit, aty ku Aleanca do të shënojë fitore
Tashmë janë prezantuar edhe dy kandidatë nga Rahoveci për deputetë.
Fatmir Iska dhe Afrim Hoti do të jenë pjesë e ofertës së koaliconit AAK-PSD në zgjedhjet që po vijnë.










