Kjo është Blerta Veseli, bukuroshja që do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Universe – sa janë gjasat që ajo ta fitojë këtë garë?

Deri më sot janë konfirmuar 26 shtete të cilat me më të bukurat e tyre do të garojnë për edicionin e 69 të ‘Miss Universe’. Në mesin e tyre është edhe kosovarja Blerta Veseli.

23 vjeçarja nga Gjilani, Blerta Veseli, që tash e disa javë mbanë kurorën e më të bukures nga Kosova, pasi u zgjodh Miss Kosova 2020, po shihet si një nga pretendentet kryesore që ta marrë edhe titullin e Miss Universe 2020.

Blerta përveç me modelim, është edhe studente e Arkitekturës.

Ajo a beson në citatin, “Fuqia individuale e secilit mund të sjellë ndryshime në komunitet”.

Ëndrra e saj për modelizem filloi që kur ajo ishte fëmijë. Si 6 vjeçare ajo u bë pjesë e kësaj industrie duke realizuar photoshooting për brendet e fëmijëve.

Së fundi ajo ka realizuar edhe një foto sesion të ri, në të cilin shfaqet me kurorën e më të bukures në Kosovë, të cilën ajo do ta bartë për një vit – kurorën e Miss Kosova 2020.

Vetë Blerta duke folur për veten ka treguar është një vajzë shumë ambicioze dhe shumë e vendosur për gjërat që dëshiron në jetë, shumë punëtore dhe gjithnjë duke përkrahur femrat e tjera për t’i arritur dëshirat dhe synimet në jetë.