Kjo është arsyeja pse ndodhi ulja e rrymës 5% për bizneset

Bordi i zyrës rregullatore për energji ka marrë vendim për uljen e rrymës 5% për bizneset në Kosovë.

Gjithmonë ka pasur ankesa nga bizneset se ata po paguajnë më shumë sesa konsumatorët.

Ballkani.info ka kontaktuar me zyrën e rregullatorit për energji të cilët e sqaruan bazën e këtij vendimi:

“Ka ndodhur një rritje e të hyrave tarifore dhe kemi shqyrtuar ankesat e bizneseve për uljen e kostos së rrymës, me vendimin e bordit rryma është liruar 5% për bizneset kosovare”, tha një zyrtare e zyrës rregullatore për energji.

Oda Ekonomike e Kosovës ishte ankuar shpesh në çmimin e rrymës për bizneset. /Ballkani.info/