Komandanti i Policisë në komunën e Skenderajt, Basri Durmishi është suspenduar nga detyra.
Siç bën të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, shkaqet e këtij largimi të përkohshëm nga puna e Durmishit, është një postim në Facebook, i cili ka ndikuar negativisht në pozitën e tij prej zyrtari policor.
E largimin e tij të përkohshëm nga puna e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili tha për Metron se “pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, Komandanti Durmishi është suspenduar konform udhëzimit administrativ të PK’së në fuqi, për të vazhduar me procedura të mëtejme”.
Policia e Kosovës ka marrë një vendim që zyrtarët policorë të mos shfaqen në rrjete sociale me komente apo postime të ndryshme të cilët mund të ndikojnë në pozitën e tyre në këtë institucion.







