Kjo është arma që Policia gjeti në veturën e Don Xhonit

Reperi i njohur u ndalua për kontrollë nga Policia e Kosovës.

Don Xhoni, reperi i njohur kosovar Don Xhoni sot është ndaluar për një kontrollë teksa ishte në një makinë të tipit Range Rover.

Lajmi u bë i ditur nga një video e postuar nga “Front Online” ,video e publikuar tregon policinë duke e kontrolluar edhe veturën e tij të tipit “Range Rover” të bardhë.

Policia e Kosovës disa minuta më parë në një komunikatë në Facebook kanë zbuluar se ata gjetën një armë të shkurtë, karikatorë dhe gjashtë fishekë.

Arma nuk i përkiste reperit të njohur po personit të cilit gjendej në makinë me reperin, inicialet e të cilit janë F.S sipas policisë.

Reperi nuk është marrë në pytje nga Policia apo gjobitur por vetëm personi që ishte në makinë me të, të cilit edhe iu gjet arma.