Dhunë
Kjo është Amerika. Kujdes, video shqetësuese (FOTO/VIDEO)
Në rrjetet sociale në Amerikë është publikuar një video inçizim shqetësues. Në të shihen fëmijë të dhunshëm, armë, etj. Ka reaguar edhe policia.
Siç kanë raportuar mediat amerikane, incidenti që shihet në video ka ndodhur të shtunën në Mizuri. Është ngarkuar në Facebook dhe në të, siç është zbuluar më vonë, 17 vjeçari e maltreton djaloshin e ri, duke e shtyrë që më dhunë t’ia puth këmbët.
Megjithatë, nga këndi shihet edhe një pjesëmarrës tjetër, gjithashtu tinejxher, i cili ia vë pistoletën në kokë djaloshit.
Dhuna vazhdon, dhe tinejxheri më pas fillon të godas djaloshin, i cili kaplohet nga gjaku në fytyrë, shkruan Ballkani.info.
Gjithnjë pranë dhunuesit është edhe miku i tij me pistoletë.
Disturbing video shows a child ordered at gunpoint to kiss teen’s feet
Independence, Missouri police say filmed incident was on Saturday
One of the teens sought for questioning, Alexander Schader, 17, was arrested#bullying #GunControl #GunControlNowhttps://t.co/rvYSp1lsFZ pic.twitter.com/RFavOVTqkk— Real News Line (@RealNewsLine) October 24, 2018
Video që është shpërndarë në rrjetet sociale, ka arritur edhe te mediat lokale, kështu që është deklaruar edhe policia e Mizurit, e cila ka njoftuar që videoja është shqetësuese dhe i ka lutur të gjithë atë që dinë më shumë për këtë incident të paraqiten në polici.
Aksioni ka pasur sukses dhe siç transmeton “DailyMailOnline”, tre të rinj janë arrestuar.
Si dhunuesi kryesor theksohet se është 17 vjeari Alexandar Shreider. Në profilin e tij në Facebook, policia ka gjetur plot fotografi me armë. /Ballkani.info/