Kjo ëshë gjendja e afër 300 pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar sot se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të vendit janë duke u trajtuar gjithsej 524 pacientë.

Prej tyre, 292 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 10 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 24 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 339 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 301 raste të reja me koronavirus, 457 pacientë janë shëruar, ndërsa janë raportuar dy viktima.